Luizi e përmendi në BBV, Arbër Zeka reagon “dhëmbë për dhëmbë”: “Kujdes nga nxënësja…”

Arbër Zeka ish-fitues i “BBA5” u përmend mbrëmjen e djeshme nga Luiz Ejlli po brenda shtëpisë duke paralelizuar situatën që ka ndodhur me të dhe Liamin, dikur rivalë, me atë të Ejllit dhe Efit.

Por në rastin e këtij viti, Luizi u shpreh se nuk do të ndodhë si dikur, ku sipas tij nxënësi (Arbri) mësoi nga mësuesi (Liam) dhe fitoi, por ndryshe këtë vit Luizi tha se shprehja: “nxënësi bëhet më i mirë se mësuesi!” nuk do të marrë kuptim.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Arbrit, teksa e falenderoi Luizin që e përmendi, e më pas duke e ironizuar situatën “nxënës-mësues” i është drejtuar Luizit të ketë kujdes nga Efi (nxënësja), pasi ajo edhe mund të fitojë, “se kur nuk pret kërcet”, shprehet ai.