Mbrëmjen e djeshme, “Zarfi i Zi” dërgoi në nominim Luizin, Armaldon dhe Kristin.
Ky ishte dënimi që djemtë morën pasi të tre janë futur për disa sekonda në tualetin e shtëpisë, duke biseduar me mikrofona fikur.
Pas këtij vendimi Luizi tregoi se ai e kishte planifikuar një gjë të tillë. Artisti u shpreh se duke qenë se “Kutia e Pandorës” i shkoi dëm, mendoi të shkelte rregullat duke përfshirë Armaldon dhe Kristin.
Madje ndër të tjera Luizi tregoi se këtë plan e kishte parë ta bënte fituesi i “Big Brother Canada”.
E duket se kjo gjë i ka shkuar në vesh fituesit të BBC, Kevin Jacobs. Përmes një statusi në Twitter ai shkroi:
“Ah, bëji ata të ndihen të sigurtë dhe pastaj BOOM i ke nominuar. Big Brother Canada 11”
Më pas një komentues shqiptar I sqaroi gjithçka duke shkruar:
“Sapo ndodhi në Big Brother Vip Albania. Mbreti ynë realizoi ‘planin e tualetit’ dhe tregoi se si shembull kishte marrë lëvizjën tënde në BBC. Lëvizje gjeniale”
Dhe Kevin I është përgjigjur sërish duke I thënë se dikush I kishte treguar rreth kësaj gjëje:
“Dikush më tregoi që ky djalë (Luizi) më ka studiuar”.
Më pas ai postoi një video në rrjetet sociale ku teksa falenderonte publikisht ndjekësit e rinj shqiptar, Luizin e konsideroi një “gjeni” për gjestin e bërë duke çuar në nominim Armaldon, Kristin dhe veten.
Tani po, mund të themi që loja e Luizit ka kaluar kufijtë shqiptarë.