Luiz Ejlli është shprehur gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” se Fjoralba Ponari është moderatorja më seksi.
Ky kompliment i këngëtarit i ka vajtur në vesh dhe vetë Fjoralbës, e cila nuk ngurroi të reagojë.
Mirëpo përgjigja e moderatores nuk ishte ajo që prisnim, pasi u shpreh se e gjitha kjo është cështje shijesh. Fjoralba shtoi se nga emisioni “Big Brother VIP” nuk ka asnjë banor të preferuar, por nëse do kishte një, ajo do të ishte Dea Mishel.
“Kjo është çështje shijesh, nuk e prisja megjithatë faleminderit se kush nuk i vlerëson komplimentet dhe do e prisja njësoj nga të gjithë që do e thonin aty. Unë di ta ndaj artin nga artisti, si individ i jap atributin si muzikant, patjetër edhe për lojën që ka bërë por mënyra si protagonistët luajnë nuk është në shijet e mia, agresiviteti që tregojnë ndaj banorëve të tjerë kanë harruar ta shijojnë eksperiencën e tyre të jetës se e kam edhe nga shoqja ime e ngushtë Einxhel. Më duket sikur shoh survival jo BBV, ka gjuhë të ashpër, bullizem, gënjeshtra e nuk më pëlqen. Nuk kam asnjë të preferuar, mbase Dea deri diku për qetësinë olimpike dhe inteligjencën që ka”, tha Fjoralba Ponari.