Megjithëse janë një çift i krijuar brenda reality show-t të njohur, “Big Brother VIP”, në brenda pak kohësh Luizi dhe Kiara janë kthyer në çiftin më të pëlqyer të publikut.
Dyshja përfliten jo pak në rrjet, madje kanë arritur të thyejnë dhe rekorde të shumta shikueshmërie.
Që prej nisjes së sezonit të dytë të “Big Brother VIP”, pra 24 dhjetor e deri më sot, çifti Luiz-Kiara ka arritur të grumbullojë në TikTok më shumë se 15 bilion shikime.
Një shifër rekord që asnjë personazh shqiptar nuk e ka arritur më parë, ndërsa dyshes iu deshën vetëm 3 muaj.
Mirëpo dyshja nuk numëron shikime të shumta vetëm në rrjetin social TikTok.
Gjithashtu kënga e Luizit për Kiarën, e titulluar “Me Ty”, ka kaluar mbi 12 milion shikime në YouTube.
Sa i përket Instagramit, Luizi ka fituar mbi 670 mijë ndjekës pas hyrjes në BBV, ndërsa Kiara të paktën 100 mijë të tillë.
Një çift që përpos ulje-ngritjeve përgjatë rrugëtimit të tyre në reality show, do të mbahen mend gjatë nga publiku shqiptar.