Edhe dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP”, dhe një prej katër finalistëve, Luiz, Efi, Kristi ose Dea do të shpallet fitues.
E teksa presim që kjo ditë të vijë, mbrëmjen e djeshme banorët u surprizuan nga hyrja e dy finalistëve të sezonit të kaluar, Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj.
Mirëpo, ajo që ka surprizuar të gjithë është se Luizi e kishte parë në ëndërr hyrjen e tyre, ende pa ndodhur.
Ai e ka treguar ëndrrën e tij edhe në dhomën e rrëfimit edhe te banorët e tjerë, duke i surprizuar jo pak.
“Si i pashë në ëndërr ata të dy?! E çuditshme! Hyra te dhoma rrëfimit dhe thashë: “Hera parë që shoh një ëndërr në këtë shtëpi. Sikur na kishit futur banorë të rinj Ilirin dhe Donaldin. “Vërtetë?”-më tha. Kur erdhën ata shkova te dhoma rrëfimit prap e u thashë: “Si ka mundësi?” “Si ka mundësi, por si ngelëm ne kur e the ti?”-më tha. Kjo është ënddra e parë që shoh këtu.”- rrëfeu ai.
Që ka intuitë të fortë e dinim, por mesa duket i dilkan edhe ëndrrat.