Luiza Gega ka marrë një vendim i rëndësishëm përsa i përket garës në “Dance Albani”.
Kampionia e Europës, e cila me shumë mundim ka cuar përpara këtë përvojë unike në jetën e saj e ka të pamundur të vazhdojë më tutje, sic është shprehur edhe vetë:
“Kur e shikoja këtë program nga jashtë, dukej si dicka argëtuese. Por kur erdha këtu, kuptova se kërkon shumë impenjim. E kam të pamundur të jap më të mirën time.
Për këtë koreografi, kam bërë vetëm një ditë provë. Por nuk është maksimumi, unë dua të jap maksimumin”, është shprehur ajo.
Mes duartorkitjesh të publikut të keqardhur, kampionia shqiptare tha:
“Kjo ka qenë një ëndërr shumë e bukur, dua ta mbaj si një kujtim të bukur”, ishin fjalët e fundit të saj.
https://www.instagram.com/reel/CjQ1hdCgL1X/?igshid=YmMyMTA2M2Y=