Ditët e fundit nuk kanë qenë aspak të lehta për Kiara Titon në shtëpinë e “BBVIP”, teksa përvec presionit të lojës dhe debateve me Efin, i është dashur të përballet me një situatë të pazakontë me Luizin, i cili e ka bërë të ndihet në dyshim për lidhjen e tyre dhe vazhdimësinë së bashku.
Sigurisht, fansat dhe ndjekësit e reality show-t tashmë e dinë që bëhet fjalë për një mision të fshehtë që këngëtari ka marrë nga “Vëllai i Madh” për të vepruar në këtë mënyrë, por moderatorja nuk e di ende këtë dhe është parë shpesh herë e mërzitur apo e emocionuar nga bisedat me partnerin.
Megjithatë nga komentet e atyre që e shohin 24/7 programin, duket se misioni i fshehtë i këngëtarit është që të bëjë Kiarën të mendojë se do të ndahet, por surpriza për të do të jetë një propozim për martesë që me shumë gjasë do të ndodhë mbrëmjen e sotme.
Po flasim sigurisht për një propozim të vërtetë për martesë, sepse ata janë të martuar brenda shtëpisë së “BBVIP” tashmë, mos e harrojmë këtë fakt.
Nga ana tjetër, shumë ndjekës mendojnë se ai po e bën gjithë këtë për ta çuar Kiarën deri në finale. E me moderatoren që ndodhet në një nominim të fortë, koha nuk mund të ishte më perfekte se kaq.
Sido që të jetë, do na duhet të presim prime-n e sotëm.