Kanë kaluar vetëm 4 ditë nga hapja e aplikimeve të programit “Reality Dating Show”-t më të famshëm, “Love Island, i cili këtë herë vjen për herë të parë në Shqipëri nga autorja dhe moderatorja Luana Vjollca.
Në grafikun e mëposhtëm shihet se gjatë 4 ditëve kanë apikuar plot 31 mijë beqarë për t'u bërë pjesë e programit, ndër ta edhe ‘influencers' të njohur për publikun.
Gjithashtu, aplikantët vijnë jo vetëm nga Shqipëria dhe Kosova, por edhe shumë të rinj shqiptarë nga Italia, Mbretëria e Bashkuar, Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Maqedonia e Veriut, Greqia, Zvicra edhe Franca.