Emisioni “Zemër Luana” ka arritur të thyejë çdo rekord shikueshmërie në televizionet shqiptare, e mesa duket këto shifra të larta nuk do të ndalen.
Duket se dhe kjo e dielë do të jetë e tillë, teksa është zbuluar një nga të ftuarit e radhës.
Bëhet fjalë për artisten shqiptare me origjinë nga Mali i Zi, Enisa, e cila është ndër më të klikuarat momentalisht.
Prania e artistes ndërkombëtare është zbuluar me anë të një komenti në rrjete sociale të saj, teksa edhe Luana nuk ka nguruar t’i përgjigjet duke surprizuar kështu publikun.
Këngëtarja ka komentuar në një nga videot e emisionit në Instagram, ku Olsi Bylyku fliste për mimikat që bën Luana pas kamerave.
“Ajo është një boss-e”-ka shkruar Enisa, teksa Luana i është përgjigjur “E pe edhe vetë si bëja”.