Pas një kohe të gjatë pauze, Luana Vjollca po rikthehet në ekran me emisionin e saj më të ri ‘’Zemër Luana’’.
Sezoni i ri do të vijë nën logon e TV Klan ndërsa është përfolur se bëhet fjalë për ndonjë program dashurie.
Por kjo nuk është e tëra. Luanën mund ta shohim edhe në skenën gjigante të festivalit Kënga Magjike në rolin e prezantueses krah Ardit Gjebreas.
Dyshimet për këtë u ngjallën nga moderatori i njohur, i cili publikoi një foto së bashku me Luanën, tek i uroi mirëseardhje në shtëpinë e TV Klan ku ai është pjesë prej vitesh.
Por një fjali e tij na bëri të mendojmë se dyshja do të prezantojnë së bashku netët finale të festivalit më të madh shqiptar, i cili tashmë ka nisur prezantimin e këngëve konkurrese në programin ‘’E diela shqiptare’’.
“Mirë se vjen! Duke qenë se jemi në stine magjike, i tillë qoftë edhe rrugëtimi yt në familjen Klan me projektet e tua”
Pra, ishte fjala “magjike” ajo që ngriti gjithë dyshimet e na bëri të mendojmë se Luana do të jetë bashkëprezantuese në “Këngën Magjike”