Se shpejti fillon transmetimin emisioni “Love Story” në ekranin e Televizionit Klan.
Një format që vjen nga Alketa Vejsiu ku sezonin e pare te saj kishte per protagonist kryesor Saimirin, një djalë biznesmen dhe simpatik i cili krahas 18 vajzave konkurrente doli nga programi i dashuruar me vajzen e quajtur Meri Murrizi.
Po kete sezon si do jete ky emision?
Ilda Lumani, e ftuar te Pasdite në TV Klan zbuloi detaje nga sezoni i dytë i “Love Story”.
Kësaj here do jenë një djalë dhe një vajzë protagonist.
Kjo ka tërhequr vëmendje, sepse të jetë një vajzë, e cila zgjedh partnerin në ekran është një lloj sfide.
Janë 10 vajza, të cilat do vijnë për të bërë për vete 1 djalë dhe 10 djem, të cilët do të bëjnë për vete 1 vajzë.
Këtë vit gjithashtu do jemi çdo ditë në TVKlan me një program të dedikuar, ku do kenë mundësi që të njihen edhe më shumë kandidatët, do drejtohet nga Enis Shehu, ndërsa spekatkli do të jetë ditën e Hënë drejtuar nga Alketa Vejsiu, e sigurisht me regji Vera Grabockën.
Ajo çka më pëlqen është fakti se të gjithë personazhet janë të shkolluar dhe të edukuar.
Jam e bindur se do jenë një model i mirë për shoqërinë”,- u shpreh Lumani.
Kujtojmë se, diteve te fundit po perflitet per nje konflikt mes “Love Story” dhe “Perputhen”, dhe shkak eshte konkurrenti aktual, Bruno Shemsho.
Eshte bere e ditur se, pak para audicioneve te “Perputhen”, Bruno ka qene “pjese” e sezonit qe do nise se shpejti te “Love Story” ku edhe kishte firmosur kontraten, por me vone vendosi te mos vazhdoje me ta dhe te behet pjese e “Perputhen”.
Vemendja e madhe qe Bruno ka fituar se fundmi, ka “acaruar” disi drejtuesit e “Love Story” ku thuhet se e kane hedhur ne gjyq konkurrentin.