Lori Hoxha bën tatuazh hartën e Shqipërisë në këtë pjesë delikate të trupit!

Lori Hoxha është një ndër vajzat më të komentuara në rrjetet sociale. Fashionistja shqiptare tërheq gjithmonë vëmendjen e të gjithëve me stilin e saj unik në të veshur dhe shijen e hollë.

Ajo gjithmonë shfaqet ngado nëpër botë duke shijuar jetën, por e kishit menduar se Lori është shumë patriote?!

Do thoni ju: Si?! Ajo ka shpërndarë një foto nga pushimet dhe çka na tërhoqi vëmendjen ishte një nga tatuazhet e gdhendur në trupin e saj.

Në kyçin e këmbës së djathtë, Lori ka bërë hartën e Shqipërisë, gjest ky që tregon më së miri patriotizmin e blogeres. Epo bravo Lori!

/intv