Këngëtarja Loreen u shpall fituese e Eurovision 2023 me këngën “Tattoo”.
Kjo është hera e dytë që Loreen fiton Eurovision. Në vitin 2012, ajo çoi në Suedi trofeun e Eurovision me këngën “Euphoria”.
Loreen ishte më e votuara nga votat e jurive nëpër shtete dhe u rendit në vendin e parë edhe pas grumbullimit të pikëve të jurisë.
Top 5 vendet e para janë:
1. Suedia | Loreen – Tattoo
2. Finlanda | Käärijä – Cha Cha Cha
3. Izraeli | Noa Kirel – Unicorn
4. Italia | Marco Mengoni – Due Vite
5. Norvegjia | Alessandra – Queen of Kings
22. Shqipëria | Albina & Familja Kelmendi – Duje
Shqipëria u rendit në vendin e 22 (nga 26 gjithsej).