Kënga “Ke pi sonte shumë”, publikuar në 2017-ën, është një nga këngët e para të Ylli Limanit.
Me siguri ju e keni dëgjuar, versionin origjinal ose atë remiks, por ky detaj mund t’ju ketë shpëtuar.
Pjesë e videoklipit është edhe Loredana, në një periudhë gjatë së cilës artistja nuk e kishte filluar ende plotësisht karrierën e saj.
Në vitin 2018, Loredana fitoi vëmendje të gjerë në rrjetet sociale nga videot e saj me lip-sync (lëvizje buzësh sipas një kënge), marrëdhënien me Mozzik dhe më pas me muzikën.
Kënga e saj debutuese, “Sonnenbrille”, u publikua më pas në qershor 2018 dhe vazhdimin e dimë të gjithë 🙂