Loredana Zefi është rep artistja shqiptare më e suksesshme në botë.
Sukseset e mëdha në tregun europian kanë bërë që ajo të radhitet krah repereve më të njohura në botë.
Nuk është aspak një ekzagjerim, por një statistikë e Youtube, platformës më të madhe të shpërndarjes së këngëve në glob.
Loredana ka ndarë një foto në Instagramin e saj, ku shfaqen të renditura kanalet me të klikuara të repereve femra pikërisht në Youtube Siç duket dhe në foto ajo është renditur krahas Doja Cat, Cardi B, Nicki Minaj, madje edhe para Missy Elliot.