Llogaria e ‘Instagramit’ të Stresit publikon bisedat e tij private me Melisën para se të futeshin në BB

Stresi dhe Melisa, dy banorë të shtëpisë së BBV Kosova, janë përfshirë në disa debate të forta me njëri-tjetrin.

Nisur nga këto, një reagim ka ardhur nga ekipi menaxhues i Instagramit të reperit, të cilët kanë bërë publike disa biseda, ku vihet re se Melisa i ka shkruar disa herë.

Në imazhet e publikuara nuk shihet asnjë përgjigje e Stresit ndaj saj, vetëm Melisa duke zhvilluar monolog.

Fansa te Stresit jane shumica”, shkruhet ne postimin pasardhes.

“Atëherë meqë disa persona nuk kanë arritë që të marrin famën nga show-et televizive dhe nga aty të vetëquhen këngëtare, dhe nuk po mund të arrijnë famën as në reality show BBVK dhe duke u munduar të bëjnë famë duke u kapur me Stresit, atëherë detyrohemi t’i shpërblejmë me pak famë gratis”, thuhet në reagimin e ndarë në Instagramin e Stresit.