Foshnja, që mendohet se ka lindur me peshën më të vogël në botë, ka dalë nga spitali në Singapor pas 13 muajsh në terapi intensiv
Kur Kwek Yu Xuan lindi më 9 qershor të vitit të kaluar në Spitalin Kombëtar Universitar (NUH), pesha e saj – 212g – ishte rreth asaj të një molle. Lindja u be në javën e 25-të për shkak të një komplikacioni gjatë shtatzënisë së nënës së saj.
Ajo lindi rreth katër muaj më herët dhe mjekët kishin pritur që pesha e saj të ishte të paktën 400g.
Kur ajo u fut për herë të parë në njësinë e kujdesit intensiv neonatal, Jëm Zhang Suhe, një infermiere e avancuar e praktikës në departamentin e neonatologjisë në NUH, nuk mund t’u besonte syve të saj.
«Në 22 vitet që kam qenë infermiere, nuk kam parë kurrë një foshnjë kaq të vogël të sapolindur.» u shpreh infermieria
Mamaja e të voglës iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak se u diagnostikua me pre-eklampsia, një gjendje shtatzënie që karakterizohet nga presioni i lartë i gjakut që mund të shkatërrojë organet vitale dhe mund të jetë fatale për të dy si fëmijën dhe nënën.
Pas lindjes mjekët nuk ju dhanë prindërve të vajzës shumë shpresë për mbijetesë.
“Megjithë vështirësitë dhe komplikacionet, e vogla frymëzoi të gjithë njerëzit përreth me këmbënguljen dhe rritjen e saj, gjë që e bën atë një fëmijë të jashtëzakonshëm – një rreze shprese mes trazirave të Covid- 19″, tha spitali Universitar Kombëtar i Singaporit (NUH) në një deklaratë.
Gjatë kohës që qëndrimit në spital vajza iu nënshtruar trajtimeve të shumta si dhe u lidh me shumë aparate për të mbijetuar. Doktorët thanë se shëndeti dhe zhvillimi i saj ka përparuar mirë nën kujdesin e tyre dhe tani mund të largohej nga spitali. E vogla vuan ende nga sëmundje kronike të mushkërive dhe do i duhet sërish ndihmë në shtëpi, megjithatë doktorët janë optimistë se ajo do të bëhet më mirë.