Linda Halimi është një emër i njohur për publikun shqiptar, i cili e ka mbështetur që në hapat e parë të karrierës.
Këngëtarja e dashur nga Vitina, një komunë e vogël në distriktin e Gjilanit, arriti të na magjepste të gjithëve në vitin 2008-të me performancën e saj në “Top Fest”. Por ndërkohë që të gjithë prisnim që Linda të ishte më e pranishme në skenën shqiptare, ajo u largua drejt SHBA-së me partnerin e saj Davon Edwards, me të cilin ka edhe një vajzë.
Linda është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan vazhdimisht për ndjekësit momente nga e përditshmja, mirëpo postimi i fundit na turbulloi paksa.
Ajo ka publikuar një foto në Instagram të sozisë së saj.
Pikërisht siç e lexoni, Halimi ka ngjashmëri të frikshme me një personazh të njohur.
“Ju duket si unë? Kjo gjë po më tremb”, shkruan ajo dhe mendojmë që ngjajnë shumë me njëra-tjetrën.