Ka lindur në Shqipëri fëmija i parë afgan nga një nënë 27-vjeçare e cila e kishte lindjen e gjashtë.
E reja ka lindur në spitalin e Lezhës dhe mësohet se ajo dhe fëmija i porsalindur janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Duke ditur se afganët jetojnë në Shqipëri, prindërit e tij po mendojnë t’i vendosin fëmijës së tyre një emër shqiptar dhe Alban është një ndër të preferuarit.
Mësohet se në spitalin e Lezhës janë të shtruara dhe gra të tjera që pritet të lindin.
Ndërkohë kujtojmë se në vendin tonë, Tiranë, Durrës dhe Lezhë janë akomoduar qindra afganë që mbërritën në vendin tonë pas rikthimit të talebanëve në pushtet.