Lorenci ishte banori i “Big Brother VIP” i cili vendosi që mbrëmjen e djeshme të ndërpriste garën me dëshirën e tij me arsyen se kishte humbur energjinë që e karakterizon jashtë.
Një nga situatat që ka marrë më së shumti vëmendje gjatë rrugëtimit të tij të shkurtër ka qenë marrëdhënia e tij me Keisin.
Pas hyrjes së Lorencit në shtëpi, në rrjetet sociale filloi të komentohej se ata kanë patur një lidhje të mëparshme edhe pse tashmë kanë mbetur shok.
Këto komente bën që Sabiani të revoltohej dhe të vinte me një reagim publik në Instagram-in e tij, ku shkruante se mes Keisit dhe Lorencit nuk ka asgjë përveçse miqësi.
Mirëpo, pak ditë më pas Lorenci bëri një deklaratë që ra ndesh me fjalët e Sabianit, tek pranoi në dhomë të rrëfimit se ka patur me të vërtetë diçka me Keisin.
Tashmë që është jashtë shtëpisë, Lorenci ka bërë një reagim përsa i përket postimit të Sabianit.
Ai u shpreh se nuk e di nëse Sabiani ka qenë në dijeni të lidhjes së tyre, mirëpo i kërkoi falje dhe tha se e kupton reagimin e tij si një baba që i del krah vajzës së vet.