Ish i dashuri i Gigi Hadid, Zayn Malik, mund të mos jetë dhe aq “i emocionuar” për romancën e re të modeles me Leonardo DiCaprio.
“PopFaction” vuri në dukje këtë mëngjes se Malik sapo ka hequr nga ndjekesit Gigi Hadid, me të cilën ishte në lidhje për gjashtë vjet përpara ndarjes së tyre përfundimtare një vit më parë, në Instagram.
Hadid ende e ndjek Malikun. Ish-këngëtari i One Direction tani po ndjek vetëm 24 persona në llogarinë e tij dhe rreth gjysma janë llogari të fansave për të.
Një follow në Instgram tregon shumë në ditët e sotme, madje edhe burime pranë Zayn tregojnë se ai nuk i ka pritur fare mirë lajmet e e fundit për nënën e Khai-t.