Të gjithë kemi parë se në koncerte ndodhin shpesh të papritura. Ledri Vula është një nga artistët shqiptarë i cili është përballur disa herë me situata qesharake në koncertet e tij.
Ndërkohë së fundmi ai është përballur sërish me një incident në skenë dhe videon e ka publikuar Butrint Imeri. Dy djemtë ishin bashkë në një koncert dhe teksa performojnë këngën “Dale” Ledri rrëshket.
Ledri e ka marrë shumë me sportivitet teksa “fajin” ua ka lënë pllakave të skenës.
“I jemi e hupi topin”- shkroi Butrinti me humor ndërsa Ledri ia ktheu “Keq e kishin lon plloqen”.
Ndërkohë, një koment epik për situatën e ka pasur Ermal Fejzullahu, i cili ka vlerësuar ekuilibrin e ruajtur nga reperi. Ai i ka shkruar Ledrit në videon në Instastory:
“Eee nanne e sportistit. Unë kisha ra si tomahowk”.