Diten e sotme, Ledri Vula ishte i ftuar ne emisionin radiofonik ” Pardon My French”, ku foli gjerë e gjate per karrieren e tij private.
Ledri ka rikujtuar kohët e tij të vjetra si dhe fillimet e karrierës me grupin “Skillz”.
Pas nostalgjise, Ledri eshte pyetur se cilët janë reperët më të mirë në tregun muzikor, ku nuk ngurroi të përmendte emra.
“Gjiganta në muzikë, nuk jam vetëm unë dhe Mc Kresha, është Lyrical Son, Vig Poppa, Singular-i, mund të përmend dhe Butën dhe Gjikon. Kemi qenë shokë prej vitesh, jemi rritur me të njëjtën frymë kemi të njëjtën mënyrë të shkruari tekstesh. Nuk kam bërë ndonjëherë ‘diss-e’ nëpër këngë, thjesht kam treguar një pjesë timen. Megjithatë, nuk e mohoj se jam më i mirë se plot të tjerë”, tha Ledri.
Pas ketij rrefimi, Ledri nuk ngurroi te fliste edhe per marredhenien me Saren, sa kohe kane te lidhur bashke dhe si e perjetoi momentin kur mesoi se do behej baba.
Ai tregoi se ka nje lidhje prej 3 vitesh me Saren, dhe publike e kane bere ne prill te vitit 2020.
“Kam aq kohë me Sarën sa ka qenë pjesë në xhirimet e klipit ‘Princess Diana’. Sarën e dua shumë si njeri dhe karakteri i saj më ka bërë për vete. E kuptova që ajo është ‘the one’, pasi do doja që një vajzë si Sara të rriste fëmijën tim. Kur ishim në karantinë, isha me disa shokë dhe kishim pirë shumë. Të nesërmen më vjen Sara me lot në sy dhe unë thashë çfarë ka ndodhur, më nxori para eko-n, e shihja dhe nuk e besoja. Ende nuk e besoj, më ka ndrequr jetën”, u shpreh reperi i emocionuar
https://www.instagram.com/p/CN762M1hpd4/?utm_medium=copy_link
Edhe pse tashmë është babai i një vajze e me një partnere në krahë, Ledri nuk i shpëtoi pyetjes nëse vajzat vazhdojnë ta ngacmojnë.
“Më pëlqejnë vajzat që e kanë trupin si peshk dhe jo trurin. Është shumë ‘turn off’ kur sheh një femër shumë të bukur, pret që dhe të jetë e mençur dhe kjo nuk ndodhë”, tha Vula.
Persa i perket planeve për të ardhmen, Ledri u shpreh se gjatë karantinës ka realizuar disa projekte, por nuk do t’i nxjerrë të gjitha gjatë verës.
Gjithashtu shtoi se disa prej tyre janë pak më ndryshe në stil dhe ndoshta nuk do ju pëlqejnë të gjithëve.