Ledri Vula jep mesazhin e ndjerë: “Fëmijët nuk mbajnë mend lodrat e shtrenjta, por kohën që kaloni me ta”

Këtë periudhë pas koncerteve, gjithë artistët e shfrytëzojnë për të bërë pushime dhe për të qëndruar pranë familjarëve dhe njerëzve të dashur. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Ledri, i cili po kalon disa ditë pushme me vajzën e tij Poem Blu dhe partneren, Sara Hoxha.

Vetë reperi na ka treguar një karusel me fotografi shumë të bukura gjatë pushimeve me familjen e tij, por mbishkrimi i këtij postimi është ajo që na ra në sy. Në fakt, duket se Ledri i jep një mesazh shumë të ndjerë prindërve për të kaluar më shumë kohë me fëmijët e tyre.

Në fund, fëmijët nuk do të mbajnë mend atë lodrën e shtrenjtë që ju bleve, por të do të mbajnë mend kohën që kalove me ta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

Rikujtojmë se i ftuar në “Pardon My French”, Ledri zbuloi shumë detaje nga jeta e tij personale duke filluar nga njohja me Sarën, fillimi i karrierës së tij tek grupi Skillz, marrëdhëniet me kolegët dhe me ish- menaxherin e tij për të cilin u përfol se ishte në një zënkë prej vitesh, por reperi tregoi se asgjë nuk është e vërtetë, pasi kanë ndarë vetëm rrugët profesionale.

U ndamë profesionalisht, nuk ndodhi asgjë mes nesh, thjesht kemi patur punët tona dhe nuk jemi takuar.