Sara Hoxha, partnerja e Ledri Vulës, postoi ditën e sotme një foto në Instastory shkëputur nga një videocall, ku i kishte bërë tag Malumës.
Nëse nuk do lexonim vijimin e asaj që kishte shkruar as që do e kishim kuptuar së në fakt në foto ishte Ledri. Reperi i është bashkuar trendit të fundit për djem, duke i bërë flokët bjond. Ai nuk na ka njohur ende me look-un e ri, por Sara e theu premtimin dhe postoi foton e reperit bjond.
“Maluma më mori mbrëmë dhe i premtova që s’do bëja screenshot. Ledri, të lutem mos më urre!”- ka shkruar Sara krah fotos me nota humori, teksa ne mezi po presim reagimin e Ledrit. Kjo është hera e parë që ai bën një eksperiment të tillë dhe nuk duket aspak keq.