Pak dite me pare, ne rrjet qarkulloi lajmi se Grida Duma do te largohet nga politika per t’u bere pjese e nje emisioni ne “Top-Channel”.
Pas gjithe zhurmes, Grida Duma konfirmoi se do te dorëzojë mandatin e deputetit, pas pesë vitesh si deputete e Kuvendit të Shqipërisë në Partinë Demokratike.
“Kam dorëzuar shkresën për lënien e mandatit. Pas një reflektimi të gjatë, reflektim që vjen pas një përpjekje të gjatë për të bërë të duhurën për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur”, tha nder te tjera Duma.
Mirepo, pas doreheqjes se saj, lindi pyetja: Kush do ta zevendesoje Grida Dumen?!
Sipas listes se rezultatave te KQZ, emri i dyte pas Grides ishte ai i Ori Nebijaj me plote 5599 vota.
E si duket keshtu do te ndodhi, Ori Nebijaj eshte emri qe do te zevendesoje Grida Dumen. Moderatorja eshte kontaktuar nga gazeta “Panorama”, ku vete ajo konfirmoi se do te jete ne listen e Partise Demokratike ne Tirane.
Nebijaj kandidoi me 25 prill ne qarkun e Tiranes, ku u rendit e 18 ne listen e PD-se, por pas rirenditjes ne baze te votave preferenciale ajo u ngjit nje vend me siper.
Megjithate, para saj ne radhe ishte Petrit Doda, por me ndryshimet e fundit te Kodit Zgjedhor, mandatin e ligjvenesit qe le nje grua e merr po nje grua.
Aktualisht Ori eshte ne moderim te programit Për’puthen e nuk dihet nese do ta lere ne mes angazhimin e saj dhe te zevendesohet me nje tjeter moderatore apo do ta perfundoje kete sezon te programit.