Luizi ka folur lidhur me ish-romancën që pati me Megi Topallin, ku ka treguar se është detyruar që të heqë dorë prej muzikës, për të ndjekur atë në Paris.
Ai theksoi se jo gjithçka shkoi ashtu si ai do të donte në marrëdhënien e tyre, ku tregoi dhe zhënjimin që ka pësuar.
“Çfarë situatash kam kaluar këtu. Unë erdha dhe ndryshova komplet, u dashurova, u fejova, u martova, edhe pse ishte një traditë e të gjithë Big Brother-ave. E lashë muzikën se bëra zgjedhjen, o me shku pas zemrës dhe me ik prej Shqipnie, o me ndejt në Shqipëri dhe me humb atë.
Zgjodha, nuk mbaroi ashtu si do të doja, te sytë e Kiarës shoh atë që kam parë unë dikur te ai person, të vras veten dhe nuk e zhgënjej, atë që kam pësuar unë. Atë ditë që iu ula në gjunjë më dhimti në shpirt, dhe sinqerisht lojëra të tilla nuk do ja bëj më kurrë, kam frikë se ka filluar të më dojë më shumë sesa e dua unë.
Kam vepruar shumë me zemër kur isha jashtë, kur isha në majë, bëra zgjedhjen që të shkoja me zemër, dhe dola nga tregu komplet, dhe doli zhgënjim, ishte shumë vonë për me rifillu dhe njëherë. Përditë e më shumë po bëhej me e mërzitshme, po dorëzohesha, do i hipja avionit dhe do ikja, nuk do shkelja më kurrë në Shqipëri”-tha Luizi.