Moderatoret e emisionit “Views” te televizionit amerikan ABC, janë përzënë nga studio pasi kanë rezultuar pozitive në testin e COVID-19.
Ato kishin rezultuar pozitive dhe teksa po drejtonin u është thënë se duhet të largohen nga studio.
Ana Navaro dhe Sunny Hostin, u larguan nga studioja televizive disa minuta para se zëvendëspresidentja amerikane Camala Harris do shfaqej për një intervistë në studio
“Ju dyja duhet të largoheni nga studio”, dëgjohej një zë prapa kamerave.
Pas një blloku publicitar, iu bë me dije shikuesve se Sunny dhe Anna edhe pse te dyja te vaksinuara, kanë rezultuar pozitive më COVID-19.