Ditën e djeshme Valbona Mema bëri reagimin e saj të parë pas largimit nga shtëpia e BBV.
Pasi u bë e ditur se ajo u largua nga reality show për shkak të gjendjes jo të mirë të një prej familjarëve të saj, Valbona publikoi një mesazh falenderues në rrjet.
“Fatkeqesisht rrugetimi im perfundoi ktu. Familja eshte me e rendesishme se nje loje. Motra ime ka nevoje per mua pasi eshte e shtruar ne spital ne gjendje te rende shendetesore. Me ngelet te them nga zemra faleminderit per te gjithe suportin qe mkeni dhene. Ishte eksperienca me e bukur e jetes sime. Fitofte me i miri. Mirenjohje pa mase ju dhe @bigbrotheralb_vip”, ishte ky mesazhi të cilin Valbona e fshiu pa vonuar shumë.
Pas fshirjes së mesazhit, Valbona reagoi sërish por këtë herë vendosi të falenderonte vetëm banorët dhe jo produksionin si në mesazhin e parë.
“Faleminderit. Ishte eksperiencë shumë e bukur, mbi të gjitha ta kaloja bashkë me ju. Do më mungoni shumë”.
Situata “thellohet” më shumë pas një kërkimi që “Lokimagazine.com” bëri në profilin e Valbonës në Instagram, pasi u vu re se ajo ka hequr nga ndjekësit faqen zyrtare të BBV.
“Ndoshta nuk e ka ndjekur më parë…”, do pyesnit ju. Për këtë e kemi një përgjigje.
Në foton e siguruar më poshtë shihet se prej më shumë se një muaji, Valbona nuk ka hequr asnjë nga ndjekësit në Instagram, ndërsa dje vetëm një.
A ishte i planifikuar largimi i Valbonës nga BBV?! /Lokimagazine.com