Sot ka qenë puntata e fundit e Ori Nebijaj në drejtimin e “Për’puthen”, teksa moderatoren shumë shpejtë do ta shohim në Kuvend si deputete të “Partisë Demokratike”.
Sigurisht, ka qenë një ditë emocionuese për të, teksa ka përshëndetur me dashuri të gjithë fansat e programit, ndjekësit që e kanë mbështetur dhe kritikuar në fillimin e saj në emision, po ashtu edhe stafin, protagonistë e gjithë personat me të cilët ndau këtë aventurë të shkurtër por të bukur televizive.
Kështu, gjatë programit Nebijaj u shpreh:
“Jam shumë e lumtur që po e lë Nedën në duar të sigurta. Unë dua të falënderoj të gjithë mbështetjen dhe komunikimin virtual që kam pasur nga ndjekësit e këtij emisioni ku shumë prej tyre e kanë nisur me paragjykim rrugëtimin tim në këtë emision, por ja që të gjithë e shijuam, e bëmë, e pamë dhe e mbështetëm njëri-tjetrin. Ju falënderoj nga zemra për komentet e mira, mbështetjen që më keni dhënë”
Ndërkohë në Instagram ajo ka postuar një foto me të gjithë pjesëmarrësit në dating show, duke thënë se ky është fundi i kësaj eksperience për të, por aspak për ata që janë fansa të tij.
Po ashtu ajo ka pasur nga një fjali për opinionistët, ndërsa konfirmon edhe njëherë Nedën si “pikën e saj të dobët”, po ashtu edhe për autoren e programit, duke e falenderuar për mundësinë.
E në fund, një falenderim për publikun dhe një premtim që mos na zhgënjejë kurrë.