Lajmi tragjik për nënën e Luizit që po qarkullon në rrjet, reagojnë të shqetësuar familjarët

Gjatë ditës së sotme, një lajm i rëndë por jo i vërtetë qarkulloi në rrjet në lidhje me nënën e këngëtarit të njohur, Luiz Ejlli.

Vdes nëna e Luizit, ngushëllime familjes“, shkruhej në postimin e publikuar në TikTok.

Në lidhje me këtë lajm, pak më parë është bërë një reagim publik në llogarinë zyrtare të Luizit në Instagram.

“Ju Lutem tregohuni të kujdesshëm! Nuk e kuptoj arsyen e këtyre lajmeve të rënda dhe të rrema. Mami i Luizit gëzon shëndet të plotë. Kjo që bëni nuk është NJERËZORE!”.