Nëse zotëron një iPhone, përditësoje (update) menjëherë atë.
Apple ka lëshuar një njoftim urgjent pasi studiuesit zbuluan një të metë të sigurisë, që mund t’i lejojë hakerat të instalojnë fshehurazi spyware në pajisjet tuaja Apple edhe nëse nuk bëni asgjë, madje edhe nëse nuk klikoni në asnjë link të dyshimtë.
Spyware-t mund të përgjojnë ose të vjedhin të dhëna nga pajisja juaj. Të gjitha sistemet operative të Apple, përfshirë ato për iPad, Mac dhe Apple Watches, janë të prekshme.
Apple publikoi dhe një njoftim ku tregonte se po punonte për rregullimin e problemit.
“Pas identifikimit të dobësisë së përdorur nga ky shfrytëzim për iMessage, Apple vendosi një rregullim në iOS 14.8 për të mbrojtur përdoruesit tanë,” tha Ivan Krsti?, kreu i Inxhinierisë dhe Arkitekturës së Sigurisë së Apple, në një deklaratë për USA TODAY.
Ai shtoi se “këto lloj sulmesh janë shumë të sofistikuara, kushtojnë miliona dollarë”, por gjithashtu tha se ky kërcënim nuk do e prekë pjesën dërrmuese të përdoruesve.
Megjithatë, edhe pse nuk ka gjasa që hakerat të synojnë përdoruesit mesatarë, çdo pajisje Apple është e prekshme dhe përditësimi i iOS rekomandohet për të gjithë.
Përditësoni iPhone dhe iPad në iOS 14.8, Mac në 11.6 dhe Apple ëatches në 7.6.2.
Si ta përditësoni:
– Shkoni tek “Settings”.
– Më pas tek “General”.
– Klikoni mbi “Software Update”
– Sigurohuni që telefoni të ketë mbi 50% karikim, ose vendoseni në karikim gjatë azhornimit.
– Klikoni “Install Now”.