Këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi është bërë nënë për herë të dytë.
Lajmin e bëri të ditur bashkëshorti i saj Alberti, përmes një postimi në Instagram.
“Mirë se erdhe në jetë shpirti i babi,” shkroi ai duke etiketuar Shkurten në postimin e tij
Ndërkohë nga veshja e foshnjës është zbuluar edhe gjinia e fëmijës. Çifti janë bërë sërish prindër të një djali.
Këngëtarja solli në jetë në fshehtësi fëmijën e parë, Malin, dy vite më parë.