Po behen jave qe nga startimi i sezonit te tretë te “Per’Puthen”, dhe debatet, afrimet ashtu si dhe largime na kane surprizuar pa mase.
“Per’Puthen” nisi si nje emision “beta” ne “Top-Channel”, por sot eshte duke thyer rekord shikueshmerie ne vend dhe jo vetem.
Por kush fshihet pas gjithe ketij suksesi?
Eshte pikerisht autorja e njohur, Olsa Muhameti, ajo qe e ka ngritur ne maja kete emision, por jo e vetme. Bashke me te, pjese e stafit te ketij emisionit jane dhe personazhe te njohur per publikun si: Bora Zemani (moderatore) dhe Arjan Konomi ne rolin e opinionistit.
Por, pavaresisht shikueshmerise se larte, diten e sotme, pikerisht autorja e ketij programi, Olsa Muhameti, ka marre nje vendim drastik dhe na ka njoftuar nepermjet nje postimi ne instastory se ky mund te jete viti i saj i fundit si autore e ketij programi.
E pyetur nga nje ndjekes nese mendon te beje ndonje program te ri, Olsa u pergjigj:
“Mendoj se ky eshte viti i fundit qe une bej Per’Puthen, keshtu qe do me duhet te pushoj pak dhe pastaj nje projekt te ri, pse jo kismet”
Ndërkohë ajo ka zbuluar se pas kësaj mund të vijë për publikun me një tjetër program, por pa dhënë më shumë detaje.
Në bisedën me ndjekësit e saj, e pyetur si ndjehet kur e sulmojnë kaq shumë, Olsa ka treguar se në fillim nuk e përjetonte mirë, por me kalimin e kohës është mësuar.
“Ne fillim keq, sepse eshte e rende te thuhen per ty gjera qe jo e jo nuk i ke bere, por as i mendon! pastaj kupton se ti jem “dy persona” ajo qe publiku do te shohi dhe ajo qe ti je vertet me njerezit qe ti i lejon te te njohin! per mua ka rendesi te ruaj kete te dyten, metamorfoza e fames mos ndryshoj ate qe une jam vertete, kjo ka qene sfida ime e madhe… pastaj me sulmet, intrigat, mesohesh”, është shprehur ajo.