CelebTattler analizoi tendencat e kërkimit në Google në vitin 2022, duke gjurmuar mbi 150 personazhe të famshëm dhe duke zbuluar personat më të kërkuar për këtë vit.
Ylli i “Aquaman”, Amber Heard, qëndronte në vendin e parë si më e kërkuara në Google për vitin 2022.
Me sa duket, për shkak të betejës ligjore shumë të përfolur me ish-in e saj, aktorin Johnny Depp, aktorja 36-vjeçare kryesoi listën, me një mesatare prej 5.6 milionë kërkimesh çdo muaj në SHBA.
Lista vijon me Johnny Depp (5.5 milionë klikime/ muaj), Kim Kardashian, Elon Musk, Tom Brady, mbretëresha Elizabeth II, si dhe Pete Davidson.