Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo është bërë sportisti i parë që ka arritur 500 milionë ndjekës në Instagram.
Legjenda portugeze tani ka mbi 6 përqind të popullsisë së botës që e ndjek atë.
Cristiano i kalon të famshëm të tjerë të sportit si Lionel Messi (me 376 milionë ndjekës), Virat Kohli (me 224 milionë ndjekës), Neymar (182 milionë ndjekës) dhe LeBron James (me 137 milionë ndjekës).
Përveç ndjekësve masiv në Instagram, Ronaldo ka edhe mbi 105 milionë ndjekës në platformën e mikroblogimit Twitter dhe 154 milionë të tjerë në Facebook.
Ronaldo u kthye në Old Trafford me Manchester United në vitin 2021 dhe e mbylli sezonin me 24 gola në të gjitha garat. Megjithatë, sezoni i ri nuk ka qenë më i miri për superyllin e United, i cili ka startuar vetëm katër ndeshje në Premier League.