Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Ky është lloji më i rrallë i personalitetit: Zbuloni nëse i përkisni ose jo!

LokimagazineLokimagazine1 September, 2023

Ka diçka shumë argëtuese tek quiz-et e personalitetit. Pas çdo pyetjeje ti pret të mësosh çfarë tiparesh të karakterizojnë, cila është karriera ideale për ty apo cilat nga shenjat e horoskopit të përshtatet më shumë. Quiz-et e personalitetit janë botërisht të njohura, por më i famshmi prej tyre është testi Myers-Briggs dhe sipas tij, ka një lloj personaliteti që është shumë i rrallë tek njerëzit!

Shënim: Testi Myers-Briggs konsiston në një seri pyetjesh që përcaktojnë llojin e personalitetit bazuar në punën dhe teoritë e Carl Jung, themeluesit të psikologjisë analitike.

Cili është lloji më i rrallë i personalitetit?

INFJ- që perfaqëson introvertët, intuitën, ndjesitë dhe paragjykimet. Sipas statistikave vetëm 1.5% e popullsisë i përket këtij lloji.

Njerëzit me këtë lloj personaliteti kanë tendenca të jenë introvertë dhe e përdorin gjithë energjinë e tyre për mendimet e brendshme, ndryshe nga ekstrovertët që priren të shpenzojnë energji në aktivitete argëtuese. Njerëzit që i përkasin INFJ duan të kalojnë kohë vetëm, kanë shumë intuitë dhe janë ekstremisht empatikë me të tjerët.

Ata ndjekin ndjesinë e parë që ju vjen dhe zemrën për të marrë vendime dhe logjikën e konsiderojnë të fundit. Emocionet e tyre dhe të të tjerëve janë ato që ndikojnë tek zgjedhjet që bëjnë dhe jo faktet apo objektiviteti.

Përsa i përket tiparit “paragjykues”, këta njerëz preferojnë më shumë që e ardhmja e tyre të jetë bazuar në disa plane konkrete sesa të lënë gjithçka në dorë të fatit.

Pse është ky lloji më i rrallë i personalitetit?

Sipas ekspertëve ata janë kontradiktorë. Janë njerëz introvertë, por vdesin të ndihmojnë të tjerët dhe të socializohen. Duan paqen dhe nuk ngurrojnë të mbrojnë të drejtën. Kanë besime të forta dhe shumë vlera mbi të cilat ecin në jetë.

Pika e tyre e dobët është kritika. Janë ekstremisht të ndjeshëm kur i kritikon dhe menjëherë hidhen në mbrojtje, pasi duan perfeksionizmin. Ata punojnë pa u lodhur dhe madje mund ta kalojnë kohën duke ndihmuar të tjerët. Nevojat e tyre i vendosin në fund të të gjithave.

E ndërsa tek pikat e forta njerëzit INFJ numërojnë: empatinë, dhembsurinë, kujdesin dhe sjelljen e mirë. Kanë tendencën të kenë një grup të vogël njerëzish me të cilët shoqërohen, por nëse kjo ndodh marrëdhëniet kanë gjasa të mos prishen kurrë.

Për ta zbuluar nëse i përkisni këtij grupi ose jo, klikoni këtu.

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

SHBA dërgon avionin më të madh ushtarak në botë pranë kufirit me Iranin

Lufta e Tretë Botërore po vjen: Irani tenton të ekzekutojë presidentin Trump

Irani goditet nga një tërmet i fuqishëm

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.