Ky është i eleminuari i parë i “Dancing with the Stars Albania”

Java e dytë e “Dancing with the Stars Albania” ka përfunduar me të eleminuarin e parë. Mes dy çifteve të fundit, Gent Hazizi & Emanuela Omeri dhe Ilir Dushkaj & Frenki Ziaj, juria pati 10 sekonda kohë për të marrë një vendim.

https://www.instagram.com/reel/CjtPZSJDFFm/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b7aa5972-2ba7-4f21-95da-c6ce7da4e825

Ata zgjodhën të shpëtonin Gentin, duke çuar kështu në eleminimin e Ilirit.

“Ishte një eksperiencë e re për mua. U kënaqa. Tani do kthehem te ajo që di të bëj më mirë”, u përgjigj barmeni.

Ndërkohë, në vendin e parë për këtë javë u rendit Elhaida Dani.