Prime i sotëm i “BBVIP”, përveç debateve dhe diskutimeve, pa edhe banorin e radhës që u eleminua nga reality show, teksa në nominim ndodheshin 4 banorët që kishin rihyrë pak ditë më parë.
Kështu, Efi, Kiara, Bledi dhe Ronaldo u përballën në këtë televotim, teksa ishte ky i fundit që la shtëpinë, duke u votuar si më pak i preferuari nga publiku.
Edhe pse ditët e fundit Ronaldo ka qenë një nga protagonistët e shtëpisë, me të gjithë situatat e krijuara me banorët, kjo nuk ka mjaftuar që të “mposhtë” konkurencën e banorëve të rinj (të vjetër), të cilët vazhdojnë rrugëtimin për në finalen e 6 majit.
Ronaldo u gjend në nominim bashkë me 3 konkurentët e tjerë falë Nitës, e cila shfrytëzoi avantazhin si lider Prime-n e kaluar dhe eleminohet kështu për herë të dytë nga publiku.