Ky banor la sot shtëpinë e “Big Brother VIP”, pak ditë para finales

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga Arbana Osmani në nisjen e Prime-t të sotëm të “BBVIP”, banori që do të dilte si më pak i preferuari nga votat e këtyre ditëve të publikut, do të largohej sonte nga shtëpia.

Kështu, të gjithë konkurentët e mbetur në reality, përvec Luizit dhe Efit që janë tashmë në finale, ishin në nominim dhe më pak e preferuara e fansave të formatit, mes Qetsorit, Nitës, Deas, Kristit dhe Jorit, u shpall pikërisht kjo e fundit.

Kështu, modelja e njohur në Itali, e ndërpreu sonte rrugëtimin e saj në program, vetëm dy javë nga finalja, ndërsa gjatë qëndrimit u vlerësua për natyrën e saj të çlirët, të drejtpërdejtë e solare, duke ngritur edhe zërin në debate të ndryshme.

Ndërkohë sonte është hapur edhe një televotim tjetër, për finalistin tjetër të datës 6 maj.