Bes Kallaku ka treguar gjithmonë që është një baba i përkushtuar.
Ai është shumë i lidhur me vajzën e tij, Ajkën dhe këtë nuk nguron ta thotë publikisht.
Besi ndan herë pas here foto dhe video në rrjetet sociale, nga koha që kalojnë bab e bijë.
E njëjta gjë ka ndodhur së fundmi, ku Ajka duket se i ka bërë një maskë fytyre të atit. Ky i fundit këtë çast gazmor e ka postuar në Instastory, përmbi të cilin ka shkruar: “Ehhhh kush ka goca, botën ka”.