Lei Kraja është padiskutim një nga vajzat më të bukura të ekranit shqiptar, e cila shpesh herë rrëmben titujt kryesorë të gazetave në Shqipëri.
Ajo ishte e ftuar së fundmi në “After Party Show” ku, zbuloi shumë të reja nga jeta e saj private.
Ndonëse nuk iu përgjigj pyetjes nëse është single apo e dashuruar, ajo tha “nuk e di”, duke e lënë as të pohuar e as të mohuar.
Mirëpo detaji në fund të intervistës tregoi shumë! Kur u pyet se çfarë do i theshte partnerit ajo tha: “Pse ka partner?” Më pas qeshi dhe i bëri shenjën e zemrës, duke nënkuptuar se i tha “Të dua”!
Ndonëse nuk e zbulua dot se kush është fatlumi, Lei u shpreh e hapur se partneri i saj mund të jetë edhe një futbollist i famshëm dhe jo dikush i panjohur.