Diten e djeshme, Ledri Vula ishte i ftuar ne emisionin “Soiree” ne ABC, drejtuar nga Jonida Shehu.
Ne nje rrefim mbi karrieren e tij , ai jep edhe disa detaje mbi jeten personale per te cilat eshte pergjigjur i drejtperdrejte.
Jonida vendos ne nje sfide Ledrin perballe mikut te tij, Ermal Fejzullahu. Ata ishin përballë një zgjedhje: Kush është më i mirë; Ledri Vula përballë reperëve të tjerë në zë të vendit tonë.
Nga pozita e vështirë, Ledri refuzoi të përgjigjej, por Ermal Fejzullahu u tregua i gatshëm dhe u përgjigj pa u menduar dy herë.
Jonida Shehu: Ledri apo Noizy?
Ermal Fejzullahu: Ledri
Jonida Shehu: Ledri apo Getoar Selimi?
Ermal Fejzullahu: Tashmë ka evoluar koha shumë dhe Getoar është një prej njerëzve që unë kam patur kënaqësinë të bashkëpunoj me të. Është reperi i parë dhe për atë kohë ka qenë i pathyeshëm. Mirëpo duke ecur koha, prap dihet kush qëndron në treg më mirë. Të gjithë këta emra që po përmend janë super artista. Nëse po flasim për shije personale, ti e di tashmë.
Jonida Shehu: Ledri apo Majk?
Ermal Fejzullahu: Si reper Ledri duket më i mirë, kurse si vokalist më duket më i mirë Majku.
