Formati Perputhen +40 është versioni njesoj si i Perputhen që u mbyll pak ditë më parë, por vetëm me një ndryshim të ‘vogel’. Konkurrentet janë të gjithë mbi moshën 40 vjeç.
Ne televizion transmetohej vetëm dy herë në jave, pra të shtunën dhe të djelën, por duke filluar qe nga sot dhe deri në përfundimin e saj, do zhvillohet 5 herë në javë. Ka patur shume surpriza të bukura mes konkurrentëve, debate, perjashtime por edhe hyrje të reja.
Ditën e sotme ka hyrë një tjetër konkurrent. Quhet Luan Muhaj dhe vjen nga qyteti i bukur i Përmetit. Rritur dhe banues ne Përmet momentalisht, Luani është mësues fizike dhe matematike në një prej shkollave në rrethin e Përmetit. Mosha e tij është 40 vjeç, dhe që në momentet e tij të para ai ka shprehur pëlqimij e tij të parë, pikërisht për dikë me profesion po njësoj si ai, pra për Gilberten. Një prej hobeve të tij më të mëdha është pikerisht stërvitja në palestër.
Luani është konkurrenti i dytë nga PërPuthen që hyn në këtë emision, pasi i pari që ka hyrë eshte Ilir Lara. Ky i fundit pati dhe një incident para dy ditësh me policinë, ku situata agravoi dhe u detyrua te kryente 12 ore ne rajonin e Policisë Përmet. (Lexo lajmin e plotë këtu)
I urojmë suksese Luanit dhe shpresojmë të dali i Përputhur nga emisioni. /lokimagazine