Një tjetër zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Borther Vip.
Ky zarf ka ardhur pas debatit të ashpër mes Kristit dhe Antonetës.
Edhe pse banorët i kërkuan Kristit që ti kërkojë falje banores, ai tha se në asnjë moment nuk e kishte ofenduar dhe s’ka pse t’i kërkojë ndjesë.
Sipas tij, e gjitha ka qenë një batutë e përshtatshme për atë rast.
Gjithë debati erdhi pasi Kristi përdori frazën “Who the f#$k is this guy”. Kjo batutë nga ana e tij, acaroi Antonetën, e cila e quajti të paedukatë.