Modelja Arta Nitaj është një nga konkurrentet pjesmarrëse të programit të kërcimit, Dance Albania.
Ajo gjithmonë është vlerësuar me pikë të larta nga juria për kërcimet e saj, por nuk kanë munguar edhe komplimentat për fizikun dhe paraqitjen.
Puntatën e djeshme, modelja ka festuar ditëlindjen dhe nuk nuk kishin si të mungonin disa supriza në skenë.
Arta mori dy urime me videomesazh nga e ëma e saj dhe mikja e ngushtë, Dafina Zeqiri.
Pas performancës, ndërsa juria pritej të jepte vlerësimin, Iliri u pyet nga Alketa se çfarë ndodh me balerinin nëse ka pranë një partnere kaq seksi sa Arta.
“Është hall i madh. Sensulaiteti ka të bëjë të vetën. Në çdo lloj situate dhe duhet të jesh vigjilent ta përballosh këtë lloj të themi vështirësie pune”, është shprehur balerinin.