“Kur ke kryer marrëdhënie për herë të fundit?”- Pyetja e Luizit vë në siklet Kiarën, ja si përgjigjet ajo

Ashtu si cdo lidhje, edhe ajo mes Luizit dhe Kiares ka uljet dhe ngritjet e veta.

Dyshen e kemi parë shpesh në momente romantike, mirëpo nuk kanë munguar as debatet e momentet e sikletshme mes tyre.

Pikërisht kjo e fundit ka ndodhur mbrëmjen e djeshme gjatë një loje me pyetje mes banorëve. Luizi ishte kurioz të dinte se kur ka qenë marrëdhënia e fundit seksuale për Kiarën.

Mirëpo moderatorja u vendos mjaft në siklet nga pyetja e Luizit duke vendosur të mos përgjigjet. Sipas saj, nuk është aspak e hijshme të bëhet kjo lloj pyetje kur është e rrethuar nga gjithë ata persona.

Biseda mes tyre:

Luizi: Kur ke kryer marrëdhënie Kiara Tito?

Kiara: Si ma bën këtë pyetje në sy të çunave këtu?

Luizi: E di sa çuna janë duke parë tani?

Kiara: E qartë, po tani kjo është e shëmtuar kjo që po bën.

Luizi: Cila është përgjigja?

Kiara: Nuk e them. Ia futa kot edhe qëparë.

Luizi: Ça the qëparë?

Kiara: Eha mirë, natën e mirë.