Armina Mevlani është nga më të ndjekurat personalitete shqiptare dhe është shumë aktive në rrjetet sociale.
Së fundmi ajo ka realizuar një bisedë me ndjekësit e saj dhe një prej tyre i kërkoi një foto nga mosha 18-20 vjeç, kërkesë që Armina nuk hezitoi ta plotësojë.
“Ja ku është, isha akoma e virgjër këtu”, shkruan Armina sipër fotos.
Kujtojmë që Armina aktualisht është në një lidhje të konsoliduar me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha. Ata bashkëjetojnë prej disa vitesh dhe po presin të martohen.