Arbana Osmani eshte bere diten e djeshme nene per here te trete, teksa ka sjelle ne jete vajzen e saj dhe te partnerit, Eduart Grishaj.
Lajmin e ka bere te ditur vete moderatorja e njohur nepermjet nje postimi ne Instagram, ku shfaqet me vajzen ne krah, teksa ka zbuluar edhe emrin e saj.
Urimet per ardhjen ne jete te Zoit kane qene te shumta si nga publiku edhe nga personazhet e tjere publik.
Nje urim i vecante per Arbanen erdhi dhe nga ana e Einxhel Shkires.
Me ane te nje postimi ne InstaStory, tek kishte ndare foton e Arbanes me vajzen ne krah, Einxhel shkroi:
“Kur endrrat behen realitet ne formen e nje fytyre dhe shpirti te nje engjelli te vogel, Zoi”.
Kujtojme se Einxhel gjithashtu eshte ne pritje te embel e se shpejti do te behet nene, e nje vajze apo nje djali, kete nuk e dime akoma megjithese veshjet e saj se fundmi vetem me ngjyren roze kane ngritur dyshime se bebi mund te jete i gjinise femerore.