Llogaria e re e Instagramit të Luizit e hapur nga Kiara Tito solli një reagim të papritur nga ana e kunatit të këngëtarit, Sokol Tahiri.
Pasi llogaria e re po arrinte një numër të madh ndjekësish në shumë pak kohë, Sokoli u bëri një thirrje publike fansave të Luizit.
Ai kërkoi që askush mos të ndiqte asnjë Instagram të ri që hapet për të, pasi personat që hapin këto llogari nuk janë dashamirës të tij.
Pas kësaj thirrje të kunatit, Kiara vendosi të mos bënte asnjë reagim publik.
Mirëpo moderatorja ishte pjesë e mbrëmjes së sotme në “Fan Club”, ku u pyet edhe për këtë ngjarje.
Ajo u shpreh se ka vendosur mos të komentojë asgjë pasi gjatë gjithë kohës ka shumë lajme dhe profile të pavërteta që qarkullojnë, duke mos ditur nëse reagimi i kunatit vinte me të vërtetë nga vetë ai.